Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjet për blerjen e armëve, sepse Polonia ka nxjerrë mësime nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. "Koha është e shkurtër dhe ne duhet të pajisim ushtrinë polake." - tha ai.Sipas marrëveshjeve Polonia do të marrë rreth një mijë tanke, rreth 650 topa dhe mortaja dhe 48 avionë luftarakë.