Dhjetra ushtarë polakë shiheshin sot duke punuar në gardhin e qytetit kufitar Krynki, ku po ngrihet barriera ndarëse me Bjellorusinë, për të ndaluar fluksin e mundshëm të emigrantëve drejt BE. Ministri polak i mbrojtjes Mariuz Blascak tha se është dyfishuar numri i trupave ushtarake në rajon, pasi Bjellorusia po nxit emigrantët drejt BE në kundërpërgjigje të sanksioneve. Zhvillimi vjen teksa vende fqinje të Polonisë si Lituania e Letonia, kanë raportuar numra në rritje të emigrantëve nga vende si Iraku e Afganistani. Blascak tha se gardhi solid 2.5-metra i lartë, dhe rritja e personelit ushtarak ne kufi, janë të domosdoshme. "Numri i personelit ushtarak këtu do të arrijë shpejt në 2,000," shtoi ai.