Më shumë se 100 mijë protestues mbushën rrugët e disa qyteteve në Poloni, në mesin e frikes se politika e partisë nacional-konservatore "Ligj dhe drejtësi", PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian. Në mediat e huaja, tashmë ka filluar të përdoret termi "Polexit", një referim i ngjashëm me Brexit, apo dalja e Britanisë së Madhe nga BE.