Top Channel/ Polonia “bllokadë” Orbanit: Nuk ftohet në ceremoninë e presidencës së re të BE-së!
03/01/2025 12:08

Polonia, e cila e mori nga Hungaria stafetën e presidencës së radhës së BE-së, ka vendosur të mos e ftojë ambasadorin hungarez në ceremoninë e nisjes së kryesimit polak që mbahet sot. Arsyeja e një lëvizjeje të tillë befasuese u tha se është fakti që Budapesti i dha azil politik një ish-zëvendësministri polak i cili po hetohet për shpërdorim të fondeve publike. Ndërkohë, as vetë kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, nuk është ftuar në eventin që mbahet në Varshavë. Polonia u shfaq tejet e zemëruar pasi Hungaria muajin e kaluar i dha azil politik Marcin Romanowskit, ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë. Romanowski, i cili mohon me forcë cdo akuzë, u la i lirë shpejt pasi presidenti i Asamblesë europiane për të drejtat e njeriut tha se ai kishte imunitet pasi ishte anëtar i këtij organizmi. Kryeministri polak, Donald Tusk, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të mbajnë fjalime në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës gjashtëmujore të Polonisë në BE. Tusk ka qenë një kritik i Orbanit për qëndrimin e tij lidhur me luftën në Ukrainë, por edhe për politikat që Polonia i konsideron proruse. Orban nga ana e tij ka pohuar për mediat në Hungari se Qeveria e Tuskut i konsideron hungarezët armiq.

Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42