Ankesat e kombeve perëndimore për ndërhyrje në zgjedhje kanë qenë përgjithësisht për Rusinë. Por Polonia befasoi me pretendimet se saj se të njëjtën po tenton të bëjë edhe një demokraci e konsoliduar si Gjermania. Ministri i jashtëm polak, Zbignieë Rau e cilësoi apelin e kancelarit gjerman Olaf Scholz drejtuar Varshavës për të qartësuar akuzat në lidhje me vizat për emigrantët, si përpjekje të hapur për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të Polonisë.