Një gabim strategjik e ka quajtur kryeministri I Armenisë, Nikol Pashinyan politikën e ndjekur nga vendi tij për t’u mbështetur vetëm tek Rusia për çështjen e sigurisë. Kjo pasi sipas tij, Moska nuk e ka përmbushur marrëveshjen mes dy vendeve. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane La Repubblica, ai e akuzoi Rusinë se ka dështuar ta garantojë sigurinë e Armenisë, teksa kjo e fundit po përballet me agresion të Azerbajxhanit fqinj për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.