Gjadri vijon të mbetet kali i betejës së opozitës italiane kundër kryeministres Meloni. Në Gjadër mbërriti edhe ish kryeministri italian Mateo Renzi i cili i quante kampet e refugjateve ne Shqipëri si të dështuara. “Do ishte më mirë që këtë qendra të bëheshin burgje për shqiptarët që janë dënuar në Itali, që të kenë mundësi të jenë më afër familjes. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit”, tha ai. Renzi është i fundit i politikaneve italiane qe vijnë ne Shqipëri për të kundërshtuar politiken e kryeministres Meloni për të çuar refugjatet në kampet ne Shqipëri. Në Gjadër e Shëngjin janë zhvilluar edhe protesta nga italianet dhe ne dyert e kampeve ishin edhe deputetë italiane. Ndërkohë në kamp nuk ka asnjë refugjat por vetëm police italiane që qëndrojnë në pritje.