Top Channel/ Polifonia shqiptare e “Odisesë”, akademiku zbulon bashkëpunimin me kompozitorin
22/07/2026 20:17

Tingujt e polifonisë shqiptare janë bërë pjesë e muzikës së filmit Odiseja, nga fillimi në fund. Verën e kaluar, kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludëig Göransson, erdhi në jug të Shqipërisë për të regjistruar grupet më të mira të polifonisë, grupin e Gjirokastrës, Djemtë e Delvinës, Fyejtë e Gramshit dhe nisi bashkëpunimin me etnomuzikologun dhe kompozitorin Vasil Tole Prof. Dr. Vasil Tole, akademik, etnomuzikolog – E gjithë ekspertiza ime konsiston në këtë fakt, të theksoja që kjo është një muzikë shumë e lashtë, është para feve, e kohëve homerike, madje edhe më herët se aq, e lidhur ngushtë dhe evoluimin e gjuhës shqipe. E stimulonte shumë fakti që ishte një kulturë e gjallë dhe prej kësaj, kompozitori u frymëzua së tepërmi. Ai ndërtoi një gjuhë për mua shumë origjinale. Akadamiku tregon komunikimet e vazhdueshme dhe kërkesën e regjisorit Christopher Nolan që të mos përdorej më orkestra simfonike, por të kërkohej një orientim drejt rrënjëve të muzikës, me elementët arkaikë. Duke gërrmuar në arkeologjinë e muzikës shqiptare, ai u interesua për marrëdhëniet e zërave, funksionin e korit të isos dhe zërave solistikë. Vasil Tole – Tre elementë të rëndësishëm si ai i ka përdorur këto elementë të muzikës: Fyejtë e Gramshit janë përdour për të panoramuar peizazhin kulturor të kohës. Grupi i Djemve të Delvinës, iso dhe marrëdhënia me hedhësin është përdorur në aspektet luftarake. Elementin e fyellit e ka përdorur për të vajtuar. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, akademiku sheh një interes në rritje të publikut botëror për kulturën tonë. Por, nga ana tjetër, nxjerr në pah mungesën e mbështetjes për artistin që mbajnë gjallë traditat. Për këtë, ka një propozim. Vasil Tole – Shqipëria tashmë ka mbi 12 dukuri të regjistruara në UNESCO. Do të sugjeroja që shteti shqiptar, Ministria e Kulturës të ngrinte një strukturë të posaçme pranë saj vetëm për të ndjekur problematikat, ku një nga detyrimet është sa të ruajtura janë monumentet dhe dukuritë dhe sa të mbrojtur janë ata që i promovojmë. Sepse, të trija grupet që janë përdorur për muzikën e filmit nuk kanë përfituar ndonjë ndihmë direkte nga shteti. Nëse shteti do të jetë i vëmendshëm ta krijojë një strukturë të tillë dhe të mbështesë artistët.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06