Policia gjermane qëlloi për vdekje autorin e dyshuar të sulmit terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, që la të vdekur një person dhe plagosi 29 të tjerë. Njësia Speciale e policisë gjermane vrau 21-vjeçarin Abdul Ballout, pasi ky i fundit iu sul efektivëve me një armë të ftohtë. Ai u ekzekutua nga breshëria e plumbave të policisë në kasollen e një banese në Berlin, që thuhet se i përkiste babait të tij.