Top Channel/ Policia spanjolle bastis selinë e socialistëve të Sanchez: Financime të paligjshme
27/05/2026 15:29

Agjentë të Guardia Civil në Spanjë bastisën mëngjesin e sotëm selinë e Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Pedro Sanchez, ku sekuestruan dokumente e informacione në kuadër të një hetimi për financime të paligjshme. Operacioni u zhvillua nga njësia e specializuar për krime ekonomike dhe po koordinohet nga gjyqtari i Audiencia Nacional, Ismael Moreno, shkruan Corriere della Sera. Burime pranë hetimit pohojnë se forcat e rendit janë duke kërkuar materiale që lidhen me pagesa cash të kryera nga partia në fjalë gjatë viteve 2017–2024 për të mbuluar shpenzimet e drejtuesve dhe anëtarëve të saj. Pagesa të tilla dyshohet të ketë përfituar ish-ministri i Transporteve, José Luis Ábalos, dhe këshilltari i tij Koldo García Izaguirre, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim dhe po gjykohen në kuadër të hetimeve lidhur me ryshfete të dyshuara për furnizimet me materiale sanitare gjatë pandemisë së COVID-19, të cilat mund të përbëjnë edhe veprën penale të pastrimit të parave. Bastisja vjen vetëm pak ditë pas dërgimit për gjykim të ish-kryeministrit spanjoll José Luis Rodríguez Zapatero në çështjen “Plus Ultra”. Në kasafortën e zyrës së këtij të fundit në Madrid u gjetën bizhuteri luksoze me një vlerë të përllogaritur nga 2 deri në 3 milionë euro. Vetë Sanchez, që gjatë kësaj kohe ndodhej në Romë për një takim me Papa Leonin e XIV, i ka dalë në mbrojtje Zapateros. Ky i fundit dyshohet se ka drejtuar një rrjet që shtrihej nga Spanja në Venezuelë dhe deri në Kinë, duke përfituar në mënyrë të paligjshme 2.6 milionë euro në pesë vite, por sekretarja e tij insiston se një pjesë e bizhuterive ishin trashëgimi familjare ose dhurata të marra gjatë udhëtimeve.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46