Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, në DVP Fier: “Vlerësim për punonjësit që shpëtuan jetën e një shtetaseje të marrë peng nga autori që vrau prindërit e saj dhe për kapjen e autorëve të dy ngjarjeve të rënda kriminale” Gjatë takimit me drejtues dhe punonjës të DVP Fier, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivëve të Policisë, duke theksuar se reagimi në situata ku rrezikohet jeta e qytetarëve duhet të shërbejë si model për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit. Në mënyrë të veçantë, Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita vlerësoi ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Komisar Mariglen Koroveshaj, duke i akorduar gradën policore Kryekomisar. Nga sot, ai do të nisë një detyrë të re në strukturat e DVP Berat.