Policia në Nevada ka konfirmuar se ka dhënë një urdhër kërkimi këtë javë, në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur, sipas BBC. Detektivët kryen kontrolle në një banesë në Henderson, një periferi në Las Vega ku u qëllua për vdekje Shakur, në shtator 1996. Policia Metropolitane e Las Vegasit nuk dha detaje të mëtejshme rreth kërkimit, duke përmendur vazhdimin e hetimit për vrasjen e tij.