Top Channel/ Policia reagon zyrtarisht për konfliktin në Vlorë: Arestuam 5 persona
03/09/2026 23:22

Policia e Vlorës zbardhi detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mesditën e të enjtes në Radhimë, ku dy biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj u përfshinë në një konflikt të armatosur, së bashku me shoqëruesit e tyre. Përplasja mes dy biznesmenëve ndodhi për një pronë në Palasë, ndërsa policia njoftoi se për ngjarjen ka arrestuar biznesmenin 55-vjeçar Luan Muça dhe shoqëruesit e tij, vëllezërit Klaudio dhe Madrit Lleshaj, si dhe shtetasit Angjelo Breshani e Blerim Heta, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt. Pas ngjarjes, blutë e Vlorës theksojnë se biznesmeni Muça dhe shoqëruesit e tij janë larguar me një mjet fuoristradë tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, që nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar në Rrethin e Alikokës, duke vijuar në drejtim të fshatit Peshkëpi, ku makina ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj. Për pasojë, është plagosur Luan Muça, që drejtonte mjetin, dhe Madrit Lleshaj, të cilët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36
Top News-Dhuna ndaj të miturve në protesta/ PD kërkon mbledhje urgjente për masat e reja të qeverisë
04/11 13:36
Top News – Gjobiten protestuesit / 5 mijë lekë ndëshkim për 32 qytetarë
04/11 13:20
Top News – Rritja e pagave për policiët. Demo: Forcon integritetin e tyre, hetim për shkelësit
04/11 13:20
Top News – ‘Toni Gogu duhej të jepte llogari këtu’. Tabaku hap mbledhjen dhe braktis komisionin
04/11 13:15
Top Channel/Projektbuxheti 2027/ Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike
04/11 13:06
Top Channel/ Policia ndëshkon me 5 mijë lekë bllokimin e rrugëve, zbatohet Akti Normativ
04/11 12:46
Top Channel/ Vlora Hyseni i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e masës së ndalimit. Sot vendimi
04/11 12:45
Top Channel/ Instituti për të miturit dhe qyteza e drejtësisë, Gogu rendit investimet në…
04/11 12:44
Top Channel/ Kreu i KLGJ te Ligjet, Rusi:Kemi 37% më pak buxhet, Manja: Rishikoni pagat e punonjësve
04/11 12:43
Top Channel/ I shumëkërkuari për vrasje në Itali kapet në banesën e tij në Vlorë
04/11 12:25
Top Channel/ Vritet në aksident 48-vjeçari, ngjarja ndodhi në një rrugë dytësore në zonën e plazhit
04/11 12:24
Top Channel/ Shpërthim në makinën e një personi me precedentë penalë, policia në kërkim të autorëve
04/11 12:21
Top Channel/ Ndryshon pista e hetimit për vdekjen e 62-vjeçarit ne Bulqizë. U gjet një plagë plumbi
04/11 12:20
Top Channel/ Pas ankesave për shëndetin, kryebashkiaku zhvendoset në sektorin spitalor të Fierit
04/11 12:19
Top Channel/ Marta Kos zbulon kalendarin, 25 kapitujt e mbetur pritet të mbyllen vitin tjetër
04/11 12:18
Top News – ‘Shihni në TikTok si ndërhyn policia në protesta’, Çuçi e Kapri përplasen në Komision
04/11 12:10
Top News – Projeksioni i ministrisë së Financave. Rritja e çmimeve, 60 mln euro më shumë në buxhet
04/11 12:09
Top News – Erion Veliaj transferohet sërish. Kalon në sektorin ambulator të burgut të Fierit
04/11 11:59
Top Channel/ Operacione nga policia e Vlorës, kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale
04/11 11:23