Top Channel/ Policia plagos të kërkuarin, Leonard Dema u qëllua pasi tentoi të përplaste efektivët
19/05/2026 19:44

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Mamurras ku mbeti i plagosur një i ri, i shpallur në kërkim. Policia bën me dije se në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje. Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi Amadeo Fufi, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë. Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Amadeo Fufi, 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.

Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58
Top Channel/ 25 mijë në protestë në Madrid. Spanjollët kërkojnë garanci për pensionet
24/10 19:56
Luftë në bulevard! Përplasje të ashpra në terren, policia dhe protestuesit nuk ndalen
24/10 19:56
Top Channel/ Belgjika, studentët në protestë. Kundërshtohen reformat në arsim, shtrenjtimi i jetesës
24/10 19:55
Top Channel/ Franca, 135 të arrestuar sot. 70 mijë forca sigurie në gatishmëri
24/10 19:54
Top Channel/ Thyejnë xhamat, protestuesit dëmtojnë një biznes privat
24/10 19:51
Top Channel/ Protesta nisi si demonstrim paqësor bashkë me PD, u kthye në përplasje me policinë
24/10 19:43
Top Channel/ Plagoset në bark, protestuesi i lënduar me plumb gome
24/10 19:40
Top Channel/ Sulmohet selia e PS, fishekzjarrë edhe drejt Bankës së Shqipërisë
24/10 19:18
Top Channel/ Protestuesit në rrugët e Tiranës, ecin në drejtime të ndryshme
24/10 18:59
Momente tmerri/ Flakë e plumba gome/Sheshi kthehet në fushëbetejë, shpërthejnë përplasjet e dhunshme
24/10 18:46
Top Channel/ “Lumë” fishekzjarrësh drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët
24/10 18:43
Top Channel/ Kaos dhe tym në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit në grupe
24/10 18:39
Top Channel/ Protestuesit u vënë flakën hunjve prej druri për t’i përdorur kundër policisë
24/10 18:37
Top Channel/ Turisti gjerman ha akullore, sheh si spektator protestën
24/10 18:27