Ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia në mëngjes ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqërime për persona që mund të jenë krijues incidentesh në protestë. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet të ndalohen dy të rinj pranë godinës së Korpusit Universitetar.