Policia italiane njoftoi sot shkatërrimin e një rrjeti kriminal në Siçili, që trafikonte ilegalisht qetësues e droga me bazë opiumi, si oksikodon, drejt Shteteve të Bashkuara. Pesë njerëz u arrestuan dhe tre të tjerë u vendosën në arrest shtëpiak, ndërsa një doktor është ndaluar të praktikojë profesionin, pas hetimeve në qytetet e Sirakuzës e Catania.