Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 6 shtetas në Fier. Prej tyre, 3 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 3 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë (2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për drejtim automjeti në gjendje të dehur).