Top Channel/ Policia në aksion, gjobiten 56 shoferë kamionësh
09/07/2021 22:21

Vijojnë kontrollet permanente nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore të Policisë janë planifikuar dhe janë marrë masat shtesë gjatë sezonit turistik edhe përkufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare. Për këtë, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021. Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga qytetarët, Policia Rrugore po ushtron kontrolle për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik. Si rezultat i kontrolleve, mbrëmjen e sotme janë ndëshkuar me masë adminstrative nga Policia Rrugore e DVP Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë, drejtuesit e 56 kamionëve, me masë administrative 3000 lekë secili. Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top Channel/ Miratimi i skemës kombëtare, blegtorët në protestë, kërkojnë shtim të subvencioneve
07/04 10:57
Top News – ‘Besimi i qytetarëve fitohet me punë’. Hita mbledh shefat e Tiranës, porositë që u caktoi
07/04 10:54
Top News – Pezullimi nga detyra. Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin ndaj Ballukut
07/04 10:46
Top Channel/ Skënder Hita mbledh drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës,porositë e kreut të bluve
07/04 10:45
Top News – ‘Hileja’ e Qeverisë me akcizën. Ulja e taksës te nafta, kompensohet nga rritja e TVSh
07/04 10:28
Top News- Makina fluturon në ajër 24-vjeçarin/ Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë në vend i riu
07/04 10:20
Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46