Top Channel/Policia Kosovës nxjerr fletën e“qortimit”:Aplikohet pas disa orësh në cdo cep të vendit!
31/10/2022 19:45

Policia e Kosovës ka publikuar të ashtëquajturën fletë-qortimi që do të aplikohet nga zyrtarët policorë në të gjithë territorin e vendit, përfshirë pikat kufitare. Forcat e rendit e bënë të qartë se kanë gati të gjitha planifikimet me qëllim zbatimin e vendimit për targat. Periudha e qortimit nis pas mesnatës së sotme e vazhdon deri më 21 nëntor. Pas kësaj date sakaq, të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale do të gjobiten më 150 euro. Prishtina zyrtare kishte fillimisht 31 tetorin si afat të fundit për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës. Me vendimin e ri, ajo tregoi një zbutje, por jo tërheqje të plotë nga plani i vet. Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat e provës dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa. Të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, do të mund të përfitojnë nga lehtësirat e riregjistrimit të makinës me targa RKS – Republika e Kosovës – deri më 30 mars. Pas kësaj date, riregjistrimi është i mundshëm deri më 21 prill, por pa ofruar lehtësira. Sipas rregulloreve në fuqi, cdo makinë që hyn në Kosovë i nënshtrohet akcizës, tatimit në import dhe tatimit mbi vlerën e shtuar. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre se pse Qeveria e Kosovs nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë. Pretendimet e këtyre të fundit ishin që qeveria e Kosovës ta shtynte me 10 muaj vendimin për targat, edhe pse besonin se Prishtina kishte të drejtë në insistimin e saj.

Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33