Top Channel/ Policia kontrolle intensive për parandalimin e aksidenteve, arrestohen 33 shoferë
13/09/2021 15:47

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.