Vijojnë operacionet policore antikanabis në të gjithë vendin. Policia e Matit, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar "Kreshta të pastra", për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, ka konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull, 350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.