Pas tensioneve para Kuvendit, protesta e 58 e vijoi rutinën e përnatshme para Kryeministrisë. Nuk munguan akuzat për dhunë ndaj policisë, por kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Nga sheshi i protestës u bë një thirrje dhe për kreun e opozitës, Sali Berisha. Ashtu si në seancën e kaluar plenare, edhe të hënën, protesta e 58 nisi prej mëngjesit para godinës së Kuvendit, e cila ishte rrethuar nga forcat e policisë.