Në kuadër të situatës së rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka intensifikuar ndjeshëm veprimet hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve. Krahas bashkëpunimit të ngushtë me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarreve, strukturat e Policisë po veprojnë me vendosmëri për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, shkaktojnë zjarr. Më poshtë paraqiten rezultatet e veprimeve të kryera gjatë 72 orëve të fundit në disa qarqe të vendit. Policia e Shtetit Veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Apel për mosshkaktimin e zjarreve, me qëllim apo nga pakujdesia pasi çdo autor do përballet me ligjin.