Janë zhvendosur tashmë protestuesit nga Ministria e Arsimit, drejt qendrës së Tiranës. Ishte pikërisht autoboti me ujë me presion dhe gazi lotsjellës që i detyroi të rinjtë të largohen nga grumbullimi në Rrugën e Durrësit. Siç shihet në pamjet, ndërsa dy autobotë hidhnin ujë me presion dhe ecnin në drejtim të turmës për t’i detyruar të largohen, një i ri është parë me një daulle, duke krijuar ‘atmosferë’.