Ditën e sotme ndërsa deputetë po mblidhen për seancën plenare të orës 10:00, protestuesit kanë njoftuar se po në të njëjtën orë do të zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit. Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët t’u bashkohen edhe këtë paradite në tubimin e tyre.