Top Channel ka realizuar një intervistë me biznesmenin Nazim Çangu , pas grabitjes së banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. 10 grabitës të armatosur kanë arritur të marrin bizhuteri dhe para kesh me vlerë mbi 100 mijë euro, ndërsa i kanë prerë gishtin me gërshërë biznesmenit dhe kanë tmerruar familjen e tij.