Detaje të reja zbardhen nga krimi i rëndë në Korçë. Sipas të dhënave, autori Violand Braçellari është parë dje në fshatin Boden duke bërë xhiro, teksa policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë pasur dijeni se nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.