45-vjeçari Lorenc Kosta ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të hëne në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë. Autori i identifikuar si Erjon Goxhara, punonjës policie, e ka plagosur 45-vjeçarin pasi ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren. Policia thotë se i plagosuri ndodhet në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.