Një punonjës policie ka qëlluar me armë një emigrant egjiptian që tentoi të largohej dhe e ka plagosur në shpinë. Gjithcka nisi mbrëmjen e së dielë kur u konstatua në rrugën Milot - Kukës, në “Rubik”, një furgon që po ecte me shpejtësi. Patrulla e Policisë “Shqipoja” gjeti në fashtin Mamës furgonin që devijoi nga rruga kryesore dhe u fut në një rrugë dytësore. pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit ka ikur me vrap, të njëjtën gjë kanë bërë dhe emigrantët.