Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Rreth orës 07:10, një makinë e drejtuar nga një punonjës policie 30-vjeçar (me iniciale D. M.), i cili sapo kishte lënë turnin e punës, është përplasur me një biçikletë. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e biçikletës, 60-vjeçarin me iniciale R. A., i cili ka humbur jetë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë edhe polici, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilat nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për të zbardhur se si ndodhi përplasja.