Top Channel/ “Policët u sulmuan pas kontrollit”/ Arrestohet polici e tre anëtarë të familjes Fufi
14/04/2021 14:52

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Mamurras, ku mbeten të plagosur dy policë dhe një qytetar. Konflikti ka nisur pas një kontrolli që disa efektivë policie të këtij qyteti kanë ushtruar kontroll në një lokal për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Punonjësi i policisë David Madani, ka hasur në kundërshtimin e Nikoll Fufit. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe pas deklarimit është lënë i lirë. Por disa orë më pas në mesditë, pasi punonjësit e policisë David Madani, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja kanë ndërruar turnin, janë përplasur përsëri me Nikoll Fufin dhe dy vëllezërit Rudolf dhe Gjon Fufi. Këta tre persona u janë afruar me mjetin e tyre Porsche Cayen. Ata kanë dalë duke qëlluar me shkop bejsbolli efektivin David Magani. Ky i fundit ka nxjerrë armën e tij të shërbimit dhe ka qëlluar në ajër për t’i paralajmëruar, por për shkak të goditjeve të forta që vazhdonin ndaj tij, ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar duke plagosur dy kolegët e tij, Zeken dhe Llejën, si dhe Nikoll Vorfin. Në vendngjarje u gjetën tre gëzhoja që u qëlluan nga Madani, ndërsa nga hetimet rezulton se një plumb ka bërë rikoshet çka shkaktoi dy plagosjet. Tre të plagosurit u dërguan menjëherë pas ngjarjes në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB