Ky është Arsen Qose i cili mbasi festoi ditëlindjen me kokteil pijesh alkolike, në gjendje të dehur u zhvesh në hotelin ku ishte akomoduar. 39 vjecari u denoncua nga pronari i hotelit për lakuriqësi dhe për këtë arsye një patrullë policie mbërriti menjëherë në Dajt për ta arrestuar. Por nga komisariati ai përfundoi me të dyja duart e thyera në spital dhe për këtë Arsen Qose akuzon oficerët e policisë.