Aksidenti i frikshëm i ndodhur tek Rruga e Kavajës ku një familje u përplas nga makina teksa ishte duke ecur në vijat e bardha tregoi se drejtuesit e mjeteve nuk u japin përparësi këmbësorëve. Për të rritur sigurinë e tyre polica rrugore e Tiranës këtë të martë u stacionua pranë vizave të bardha në pika të ndryshme të kryeqytetit si bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “Migjeni” por edhe në rrugën e Dibrës, “Muhamet Gjollesha” e “Dritan Hoxha”.