Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, qëllimi i kësaj mbledhjeje ka qenë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së Bashkisë Poliçan. Fillimisht, në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Poliçan, Mimoza Lulaj, ka qenë kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ai që, pasi ka argumentuar se asnjë nga pikat e propozuara në relacionin e qeverisë për shkrirjen e Bashkisë Poliçan nuk qëndron, ka deklaruar se: “Do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”.