Këshilli Bashkiak i Poliçanit ka votuar unanimisht kundër projektligjit për Ndarjen e Re Administrative Territoriale, duke refuzuar shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Beratin. Gjatë mbledhjes emergjente, 15 këshilltarët kanë konfirmuar dorëheqjen e tyre në bllok nëse Parlamenti i Shqipërisë voton pro këtij propozimi të qeverisë. Kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotkaj, deklaroi se argumentet e relacionit të qeverisë nuk qëndrojnë. Ai theksoi se ndryshimi i kufijve duhet bërë vetëm me pëlqimin e komunitetit vendas.