Qytetarët e Poliçanit kanë dalë mbrëmjen e te enjtes në protestë kundër Reformës Terrotoriale, që heq nga harta Poliçanin si bashki. Me pankarta në duar, ku shkruhej: "Poliçani nuk preket", "Mos na vrisni të ardhmen", "Harram i paçi votat e Poliçanit", "Deputetë dele, mos e votoni reformën" etj, banorët e Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara kinemasë së qytetit, duke protestuar. Ata i kanë kërkuar njëzëri qeverisë të mos e preki bashkinë e Poliçanit, që i ka votuar prej vitesh.