Pasi u pyet nga deputetët nëse Kombinati Mekanik i Poliçanit është gati për të filluar prodhimin e municioneve, siç përcaktohet edhe në një projektligj të bërë publik nga qeveria, administratori shtetëror i ish-ndërmarrjes, në komisionin e sigurisë kombëtare, ishte pozitiv. Debati më i madh mes deputetëve dhe punonjësve të Poliçanit u zhvillua për gjetjen e burimeve njerëzore që do të riaktivizojnë ish-ndërmarrjen