Pogradeci po bëhet gati për sezonin turistik veror por rezervimet janë ende në nivelet minimale. Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e tjera kur kërkesat kanë qenë të larta, qytetin liqenor deri tani e kanë zgjedhur një pjesë e frekuentuesve të rregullt që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Efektet e luftës në Ukrainë, rritja e çmimit të karburanteve, apo mallrave të konsumit kanë shtuar kostot e përditshmërisë duke ulur mundësinë për të pushuar.