Rita Petro u shpall sot Poeti Laureat nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në edicionin e tretë të këtij çmimi që synon ta kthejë në traditë, juria e kryesuar nga Primo Shllaku përzgjodhi Petron për këtë titull që i jepet një shkrimtari me kontribut të spikatur në fushën e poezisë për një mandate dy vjeçar.