Debate ka pasur në Komisionin e Ligjeve për Reformën Territoriale. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kundërshtuar mënyrën se si është hartuar kalendari për këtë proces, duke deklaruar se komisioni nuk është konsultuar për çështjen. Bylykbashi ka ngritur shqetësimin se kalendari i paraqitur nuk pasqyron një proces të konsultuar me Komisionin, duke kërkuar sqarime për mënyrën se si është përcaktuar vijimi i punës për Reformën Territoriale.