Udhëtimet e trageteve që nisen apo vijnë nga Bari dhe Brindisi drejt Durrësit dhe Vlorës anulohen për tre ditë për shkak të motit të keq që pritet prej sot pasdite. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se erërat e forta me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Jug-Juglindje do të përkeqësojnë motin në bregdet nga sot deri më datë 1 prill. Era me shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësia e dallgës së detit nga 2.5 deri në 4 metër do ta cojnë forcën e detit deri në 8 ballë.