Deklaratat e Donald Trumpit për Ukrainën kanë ngjallur mes vendeve të Europës qendrore dhe juglindore, frikën se ato mund të mbeten sërish të ekspozuara e të pambrojtura kundrejt Rusisë. Pothuajse të gjithë popujt e kombet në këtë rajon, ashtu si edhe Ukraina, kanë vuajtur rëndë nën politikën imperiale të Perandorisë Ruse dhe më vonë të Bashkimit Sovjetik – një traumë, që i ka rrënjët shekuj më parë dhe që edhe sot mezi kuptohet në Europën Perëndimore, kujton DW.