Top Channel/ Po vjen “fundi”? Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës!
17/06/2024 15:06

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vendosi të shpërndajë kabinetin e tij të luftës me gjashtë anëtarë, vendim ky që merret pas dorëheqjes së gjeneralit Benny Gantz. Gantz iu bashkua qeverisë së unitetit të kryeministrit Netanyahu në tetor, në fillim të luftës dhe ishte ai që insistoi në krijimin e këtij kabineti. Në mungesë të tij, Netanyahu zgjodhi ta shpërndajë të gjithë grupin. Kryeministri izraelit tani do t’i duhet të konsultohet për luftën në Gazë me një grup të vogël ministrash, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer, që ka qenë në kabinetin e luftës. Ai ishte përballur me kërkesa të shumta të partnerëve nacionalistë-fetarë të koalicionit të tij, përfshirë prej ministrit të Financave, Bezalel Smotric dhe ministrit për Siguri Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që të përfshihen në kabinetin e luftës, por një hap i tillë është konsideruar si shtysë për rritje të tensioneve me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Të dielën, ushtria izraelite njoftoi se do të fillonte një "pauzë taktike" 11-orëshe të bombardimeve të saj ndaj militantëve të Hamasit në Gazën jugore, për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët e uritur dhe sot, duket se pauza ka vazhduar, pavarësisht disa luftimeve sporadike, sipas agjenicë së lajmeve France-Presse. Izraeli thotë se pauza në ofensivën e tij në Gazën jugore do të vazhdojë në të ardhmen e afërt dhe do të lejojë kamionët e ndihmave të arrijnë në vendkalimin Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli, hyrja kryesore për ndihmat. Më pas kamionët mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt në një autostradë aty pranë për të shpërndarë ushqime dhe furnizime mjekësore në pjesë të tjera të Gazës.

Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20