Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve. Vengu ka folur me banorët e fshatit Palavli, duke u thënë se po monitorohet situata dhe se janë në gatishmëri për çdo situatë.