Qendra e kryeqytetit grek Athinë është bllokuar për disa orë mëngjesin e së mërkurës pas një proteste të qindra pensionistëve të mbledhur në sheshin para parlamentit. Më pas ata janë drejtuar nga zyra kryeministrore duke hedhur parrulla e duke mbajtur pankarta. Në kërkesat kryesore të tyre veçohet rritja e të gjitha pensioneve, pensioni më i ulët të jetë 650 euro nga 384 që është sot, rikthimi i disa taksave të mbajtura padrejtësisht, etj.