Top Channel/ “Po vdesim nga uria”, Banorët e Gazës kërkojnë ndihmë, korridoret humanitare mungojnë
17/10/2023 21:12

Jetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë për civilët në Gaza pa ushqim, ujë dhe mungesë sigurie, teksa i frikësohen ndërhyrjes ushtarake tokësor të izraelit, 11 ditë pasi militantët e Hamasit kanë kryer sulme të përgjakshme në Izrael. Një banor i qytetit të Gazës tha për AFP-në se me kalimin e ditëve mundësitë për të ushqyer fëmijët sa vinë e po pakësohen. "Ne jemi të uritur. Fëmijët nuk kanë çfarë të hanë. Ne po pjekim bukë tani, por kur të na mbarojë edhe gazi nuk dimë ç’të bëjmë. "Ne po vdesim nga uria”, thotë një tjëtër banor. Nuk kemi çfarë të hamë, kemi humbur të gjitha gjërat tona. Fëmijët kanë vdekur, nuk ka mbetur askush. Izraelitët godasin shtëpitë dhe njerëzit që flenë, njerëz që nuk kanë bërë asgjë të keqe” Një grua e strehuar në një shkollë tregon më tej gjendjen e vështirë të familjes së saj prej tetë anëtarësh. "Unë nuk kam ujë, e kam marrë nga një makinë. Ne jemi të uritur. Ne jetojmë në shkollë këtu dhe nuk na japin bukë. Dje na dhanë një pjatë me oriz, edhe pse jemi një familje prej 8 anëtarësh dhe nuk kishte mjaftueshëm për të gjithë.” Izraeli ka bombarduar Gazën si pjesë e luftës së tij kundër Hamasit, ndërsa ka ndërprerë furnizimet me ujë, ushqim dhe karburant deri në përfundimin e konfliktit. Civilët palestinezë sipas Izraelit duhet të largohen nga veriu i Gazës. Ndërsa Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Deri më tani raportohet për largimin e 1 milion civilëve, ndërsa banorë të tjerë shprehen se nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre pavarësisht luftës, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Për Kombet e Bashkuara një eksod kaq i shpejtë në Gazën 40-kilometërshe, nën rrethim të plotë, do të shkaktojë situatë të rëndë humanitare. Pamjet: AFP

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47