Një 55-vjeçar u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan” kundrejt një pagese. Shtetasi K. S., banues në Tiranë u arrestua nga policia teksa po transportonte me automjetin e tij 6 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i 55-vjeçarit. Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.