Pakësimi i nxënësve po rrezikon shkollat artistike. Më datë 2 Tetor nis viti akademik në Universitetin e Arteve, dhe deri më tani në këtë Univeristet në Fakultetin e Muzikës kanë konkurruar vetëm 34 nxënës për 137 kuota të kerkuar, prej të cilëve janë plotësuar 31. Një situatë e përmbysur pasi vite më parë konkurronin 600 nxënës nga e gjithë Shqipëria për 70 kuota të kërkuara.