Ushtria amerikane njoftoi eleminimin e një udhëheqësi të lartë të grupit xhihadist Shteti Islamik, i cili konsiderohet se ishte duke planifikuar sulme në Europë. Khalid Aydd Ahmad al-Jaburi është vrarë në Siri, edhe pse zonën e saktë, Komanda Qendrore amerikane nuk e zbuloi. Gjatë sulmit, nuk ka pasur asnjë viktimë në radhët e civilëve, theksohet në njoftim.