Top Channel/ “Po pastrojmë Shqipërinë”, Rama vlerëson SPAK, por shpreh rezerva për paraburgimin
02/10/2026 12:26

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është në fazën përfundimtare të pastrimit nga korrupsioni, ndërsa mbron reformën në drejtësi dhe shpreh rezerva për disa nga procedurat që ndiqen ndaj të hetuarve. Në një intervistë për median gjermane WELT, Rama u pyet për arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe për hetimet e dënimet e zyrtarëve të tjerë të lartë. Kreu i qeverisë e përshkroi këtë situatë si një ndryshim të mënyrës se si funksionon shteti shqiptar. “Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, deklaroi ai. I pyetur për veprimtarinë e SPAK-ut, Rama tha se procesi është pjesërisht i dhimbshëm, por i ashpër dhe i pashmangshëm. Megjithatë, kryeministri ngriti pikëpyetje për përputhjen e disa procedurave me standardet europiane. “Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet europiane, sipas mendimit tim”, u shpreh Rama. Ai tha gjithashtu se Shqipëria ka normën më të lartë të personave në paraburgim në kontinent, ndërsa kërkoi që vendi të vlerësohet për procesin që po kalon. Media gjermane e pyeti edhe për kërkesat që ai të mbajë përgjegjësi politike për arrestimet dhe dënimet e personave pranë tij. Në përgjigje, Rama deklaroi se, nga krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912 deri përpara ardhjes së tij në detyrë, asnjë ministër nuk ishte paraqitur përpara një prokurori të pavarur. Ai tha se ndihet krenar që Shqipëria është tashmë në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, pavarësisht pozicionit të tyre. Pikërisht këtë mundësi të drejtësisë për të vepruar, Rama e cilësoi si përgjegjësinë e tij politike.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58